Google ADS

Mblidhet për herë të parë Parlamenti i Jemenit që nga lufta civile

14:43 | 13 Prill 2019
Arbresh.info

Parlamenti i Jemenit u mblodh sot për herë të parë që nga shpërthimi i luftës civile në mars të vitit 2015, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Jemenit Abd Rabbuh Mansour Hadi, i cili është i vendosur në Arabinë Saudite dhe delegatët e vendeve arabe dhe të huaja, morën pjesë në seancën e Parlamentit në qytetin lindor të Sejonit.

Më shumë se 143 deputetë morën pjesë në seancën e sotme, tha një burim nga Parlamenti për AA.

Gjatë seancës, deputetët zgjodhën Sultan al-Burkanin, për kreun e Kongresit të Përgjithshëm Popullor (GPC) në pushtet, si kryetar të Parlamentit.

Parlamenti prej 301 anëtarësh u zgjodh në vitin 2009, me një mandat 6 vjeçar i cili skadoi në vitin 2015, në kohën kur u dëbuan nga vendi nga rebelët Huthi.

Qeveria e Jemenit aktualisht është e vendosur në qytetin jugor të Adenit.

Jemeni është përfshirë nga një konflikt shkatërrues që nga viti 2014, kur rebelët Huthi morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana dhe Hudejden.

Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë nisën një fushatë masive ajrore në Jemen, që synonte rikthimin e territoreve të marra nën kontroll nga lëvizja Huthi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme