Një projekt-rezolutë që po debatohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së sapo ka pësuar disa ndryshime të minutës së fundit, kupton BBC.
Në vend që të “dënojë me termat më të fortë” pushtimin e Rusisë, ajo tani “dënon me termat më të fortë” sulmet, transmerton portal arbresh.info
Drafti i fundit kërkon gjithashtu tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të të gjitha forcave ruse nga Ukraina.
Përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, i cili është bashkë-sponsorizuesi i rezolutës, thekson se Rusia është një anëtare e përhershme e këshillit.
“Ky nuk është një moment për të parë larg, është një moment për të folur”, thotë ai.
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e vë fajin për pushtimin drejtpërdrejt të Rusisë në Ukrainë.
Ajo hedh poshtë çdo sugjerim se Ukraina është fajtore, duke shtuar se Rusia ka kërcënuar Suedinë dhe Finlandën me pasoja ushtarake dhe politike sot./arbresh.info/
Kina abstenon nga votimi për rezolutën që dënon pushtimin rus
Miratohet në Kuvend Programi Kombëtar për Integrim Evropian ...
Incidenti në “Car Llazar”, IPK-ja rekomandon suspendimin e d...
Sveçla thotë se bisedoi me Sarrazinin për kontrollin e mallr...
Si të shmangen sëmundjet e trashëguara?
Kadrijaj: Kurti e Gërvalla nuk kanë çka prezantojnë para bas...
Disa të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm rus në ...