Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të mblidhen në Bruksel për të diskutuar kryesisht çështjet për koronavirusin e ri (COVID-19) dhe marrëdhëniet e bllokut me Britaninë pas Brexit-it, transmeton Anadolu Agency (AA).
Takimi i samitit të liderëve të BE-së do të fillojë nesër dhe do të zgjasë 2 ditë.
Në ditën e parë të samitit do të diskutohet për negociatat se si do të vazhdojnë marrëdhëniet mes BE-së dhe Britanisë pas Brexit-it.
Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, do të informojë liderët rreth situatës së fundit të negociatave që vazhdojnë.
BE vendos theksin mbi rëndësinë e arritjes së marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar, por thekson se nuk do të nënshkruajë “me çdo kusht” një marrëveshje.
Liderët në darkën e punës do të diskutojnë çështjen e “klimës dhe mjedisit”. Komisioni i BE-së ka një objektiv që deri në 2030 të ulë të paktën 55 për qind emetimin e gazit serë, ndërsa deri në 2050 formimin një kontinenti të padëmshëm për klimën.
Vendet e BE-së kryejnë bisedime për të arritur një marrëveshje deri në fund të vitit për këto çështje.
Ndërsa në ditën e dytë në samitin e liderëve të BE-së do të diskutohen kryesisht për marrëdhëniet e jashtme. Në takimin ku do të diskutohen marrëdhëniet mes Afrikës dhe BE-së, do të diskutohet edhe për marrëdhëniet e tjera të jashtme.
Në samit pritet që të sillen në rendin e ditës nga liderët çështje të tilla si situata në Mesdheun Lindor, Malësia e Karabakut, Bjellorusia dhe Rusia.
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe