Spekulimet kanë nisur në Pallatin Buckingham pasi këshilltarët më të lartë të Mbretëreshës thirrën tërë shtëpinë në një mbledhje emergjente.
Shërbyesit nga rezidencat mbretërore nga vendi janë urdhëruar të shkojnë në Londër, ku do t’ju drejtohet Lord Chamberlain, oficeri më i lartë në Shtëpinë Mbretërore, si dhe krahu i djathtë i Madhërisë së Saj, Sekretari Privat Sir Christopher Geidt, transmeton portali arbresh.info.
Edhe stafi i saj që i shërbejnë më së gjati nuk është informuar për arsyen e takimit, por shumë burime thonë se një gjë e tillë është jo e zakonshme, dhe kjo gjë ka ngritur mendime për një njoftim të menjëhershëm që ka të bëjë me vetë monarkun apo bashkëshortin e saj Dukën e Edinburgut.
Pallati Buckingham ka refuzuar të komentojë për këtë çështje.
Mbretëresha Elizabetë muajin e shkuar ka festuar ditëlindjen e 91-të, ndërsa bashkëshorti i saj Princi Filip do të festojë në qershor ditëlindjen e 96-të./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...