Mbi pesëmijë të vdekur nga koronavirusi në Afrikë

11:00 | 10 Qershor 2020
Arbresh.info

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës është rritur në 5.568, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në mbarë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 6.530 raste të reja duke e rritur në 205.520 numrin e rasteve.

Me 178 vdekjet numri i viktimave ka arritur në 5.568 ndërkohë që numri i të shëruarve ka arritur në 92.914.

Nga COVID-19 kanë humbur jetën 82 persona në Afrikën e Jugut, 35 në Egjipt, 17 në Sudan, 9 Algjeri, 5 në Etiopi dhe 4 në Nigeri.

Ndërsa vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë: Afrika e Jugut me 52.991 raste, Egjipti me 36.829, Nigeria me 13.464, Algjeria me 10.382 dhe Gana me 10.201 raste.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Egjipt është rritur në 1.306, në Afrikën e Jugut në 1.162, në Algjeri 724, në Sudan 389, në Nigeri 365, në Kamerun 212 dhe në Marok në 210.

Në Eritre dhe Sejshelle nuk ka më raste aktive me COVID-19 dhe krahas këtyre dy vendeve deri më tani nuk janë raportuar raste të vdekjeve në Uganda, Namibia dhe Lesoto.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme