Në Zelandë të Re janë konfirmuar më shumë se 1,000 raste të fruthit.
Një total prej 1,051 njerëzve janë prekur nga 1 janari deri me 5 shtator 2019, ka bërë të ditur ministria e shëndetësisë, transmeton portali arbresh.info.
Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe potencialisht fatale që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe.
Edhe pse vaksinimi efektiv dhe i sigurt është i disponueshëm, disa vende të zhvilluara kanë parë një ringjallje të fruthit në vitet e kaluara.
Në të gjithë botën, numri i rasteve është katërfishuar në tre muajt e parë të vitit 2019 në krahasim me të njëjtën kohë të vitit të kaluar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO)./arbresh.info/
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes