Google ADS

Mbi një qind hebrenj radikalë hynë në Al-Aksa

14:04 | 12 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Në njoftimin e Drejtorisë për Vakëfe e Kudsit theksohet se hebrenjtë radikalë dhe policia në kompleks kanë hyrë përmes Derës Marokene.

Një grup prej 110 hebrenjëve radikalë në shoqërim të policisë izraelite kanë hyrë në oborrin e Al-Aksës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Drejtorisë për Vakëfe e Kudsit theksohet se hebrenjtë radikalë dhe policia në kompleks kanë hyrë përmes Derës Marokene.

Theksohet se në mesin e tyre ishin edhe ushtarë me uniforma dhe anëtarë të shërbimit të inteligjencës.

Hebrenjtë radikalë shpesh herë në shoqërim të policisë hynë në oborrin e Al-Aksës, gjë e cila shpesh sjell tensione mes palestinezëve dhe policisë izraelite.

Al-Aksa administrohet nga Drejtoria për Vakëfe e Kudsit, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar të vitit 1994 mes Izraelit dhe Jordanit.

15 për qind e sipërfaqes së Kompleksit Al-Aksa shtrihet në pjesën qendrore të Kudsit të vjetër, që është nën pushtimin izraelit, ndërsa paraqet pikë bashkimi të tre feve botërore.

Pas Mesxhidu-l Harem në Mekë dhe Xhamisë së Pejgamberit në Medinë, Al-Aksa është e treta për nga rëndësia për muslimanët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme