Google ADS

Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse

20:27 | 28 Nëntor 2024
K.B

Rusia kreu sulme të mëdha ajrore ndaj infrastrukturës së Ukrainës të enjten, duke i lënë më shumë se 1 milion njerëz pa rrymë në një mot acar.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, e akuzoi Rusinë për “përshkallëzim të neveritshëm”, pasi Ministria e Brendshme e Ukrainës regjistroi dëme në infrastrukturë në nëntë rajone.

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se sulmi më i fundit ishte “përgjigjja” e Moskës ndaj sulmeve ukrainase në territorin rus me raketa amerikane me rreze të mesëm veprimi, ATACMS.

Duke folur gjatë një vizite në Kazakistan, Putin paralajmëroi se objektivat e ardhshëm të Rusisë mund të përfshijnë “qendrat e vendimmarrjes” në Kiev./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme