Punëtorët e huaj me kualifikim të lartë, sipas gjitha gjasave, në një të ardhme të afërt do të ikin nga Mbretëria e Bashkuar, kurse 47 për qind e tyre supozohet se do ta bëjnë këtë gjatë pesë viteve të ardhshme, shkruan The Guardian.
Më shumë se një milion punëtorë të huaj janë duke u përgatitur të largohen nga Britania e Madhe, duke shtuar frikën se ky vend do të përballet me një shterim të mendjeve të ndritura, si rezultat i Brexit-it, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet e realizuara së fundmi, tregojnë se 36 për qind e punëtorëve të huaj që aktualisht janë duke punuar në këtë vend, janë duke menduar të largohen deri në vitin 2020, derisa 26 për qind do të ikin nga Britania gjatë tri viteve të ardhshme.
Edhe pse këto shifra nuk tingëllojnë mjaft dramatike, në të vërtetë ato janë duke marrë parasysh faktin se 1.2 milionë punëtorë të huaj që planifikojnë të largohen nga një total prej 3.4 milionëve që jetojnë dhe veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar, krijojnë një krizë serioze të të bërit biznes me të cilën ky vend po përballet që nga fillimi i procesit të largimit nga Bashkimi Evropian.
Lidhur me këtë largim nga Mbretëria e Bashkuar janë duke menduar ata punëtorë të huaj me kualifikim të lartë, të cilët pas Brexit-it nuk po ndihen të mirëpritur në këtë vend. Përqindja e tyre arrin në 32.
Kryeministrja britanike në fillim të këtij muaji, ka thënë se qytetarët e Bashkimit Evropian që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar mund të qëndrojnë në këtë vend edhe kur Britania del nga familja evropiane, derisa liderët evropianë i ka siguruar se qytetarëve të BE-së do t’ju jepet mundësia të rregullojnë statusin e tyre dhe të fitojnë shtetësinë britanike, transmeton Telegrafi.
Oferta e kryeministres britanike përfshin trajtimin e njëjtë sikur për qytetarët britanikë, sa i përket aspektit të shëndetësisë, arsimit, përfitimeve dhe pensionit. Sipas ekspertëve, ekziston një problem serioz pasi ajo ka kushtëzuar liderët e shteteve të Bashkimit Evropian që të ofrojnë trajtimin e njëjtë për të gjithë britanikët që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian, që do të thotë se në procesin e gjatë dhe kompleks të harmonizimit, shumë evropianë në Britani të Madhe do të vazhdojnë të jetojnë nën hijen e pasigurisë.
Ky problem do të prek edhe punëdhënësit britanikë, pasi që humbja e miliona vendeve të punës nuk do të mund të mbulohet me lehtësi.
Pa marrë parasysh të gjitha brengat, një dozë e ngushëllimit për punëdhënësit britanikë qëndron në faktin se Britania e Madhe në përgjithësi konsiderohet si vend i mirë për të jetuar dhe punuar.
Megjithë pasigurinë dhe konfuzionin që e ka sjell Brexit-i, 89 për qind e punëtorëve të huaj besojnë se Britania e Madhe i plotëson të gjitha kriteret për të punuar dhe ky vend tejkalon Shtetet e Bashkuara që konsiderohen si alternativa më e mirë për të jetuar.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...