Mbi gjysma e rasteve aktive me Covid në Turqi nën 30 vjeç

10:01 | 8 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Më shumë se gjysma e rasteve aktive me koronavirus në Turqi janë njerëz nën moshën moshën 30 vjeç, tha ministri i shëndetësisë, duke ripërtrirë thirrjet për vaksinim.

“Megjithëse të rinjtë tanë janë ndër rastet aktive me një shkallë më të lartë, kjo situatë nuk u reflektua me shtrime ne spital”, tha Fahrettin Koca në një deklaratë që postoi në Tëitter pas një takimi të Bordit të Shkencës të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili këshillon qeverinë mbi pandeminë, transmeton portal arbresh.info

Numri ditor i rasteve në rreth 28,000 deri në 30,000 do të thotë rreth 300,000 raste aktive brenda një hapësire prej 10 ditësh, shpjegoi ministri.

Fakti që shumica e rasteve me Covid janë të rinjë nuk ka sjellur fluks në sistemin shëndetësor, por ministri thekson se shumica e të infektuarve janë të pavaksinuar, shkruan Hyriet Daily.

Infeksionet ditore kanë qëndruar mbi 25,000 për ca kohë, duke arritur në 30,428 më 6 tetor, numri më i lartë i rasteve ditore që nga 30 prilli.

Koca theksoi se të rinjtë luajnë një rol në transmetimin e sëmundjes tek familjet dhe të moshuarit. “Në mesin e qytetarëve tanë që vdiqën muajin e fundit, shkalla më e lartë është tek njerëzit e moshës 70 vjeç e lart”.

Ai përsëriti se është e pamundur që të largohen masat mbrojtëse para se të arrihet imuniteti i tufës me vaksinime.

Që nga fillimi i vaksinimit në mes të janarit, Turqia ka administruar më shumë se 111 milion doza të vaksinave, me afro 46 milion njerëz të vaksinuar plotësisht. Mbi 54 milionë kanë marrë të paktën një nga dozat e vaksinave, ndërsa rreth 11 milionë njerëzve u është dhënë doza e tretë e vaksinës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme