Mbi 80 mijë ushtarë marrin pjesë në stërvitjen “Kaukaz-2020”

15:50 | 21 Shtator 2020
Arbresh.info

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në stërvitjen “Kaukaz-2020”, marrin pjesë rreth 80.000 ushtarë rusë, ndërsa rreth 1000 ushtarë bjellorusë, kinezë, iranianë, pakistanezë, armenë dhe nga Mianmari.

Ka filluar stërvitja “Kaukaz-2020” në rajonet e Kaukazit jugor dhe verior të Rusisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në stërvitjen “Kaukaz-2020”, marrin pjesë rreth 80.000 ushtarë rusë, ndërsa rreth 1000 ushtarë bjellorusë, kinezë, iranianë, pakistanezë, armenë dhe nga Mianmari.

Stërvitja zhvillohet në pjesë jugore dhe veriore të rajonit Kaukaz të Rusisë si dhe në ujërat e detit Hazar, ndërsa bëjnë pjesë rreth 60 avionë luftarakë, 30 anije luftarake, 250 tanke, 450 automjete të blinduara, 200 sisteme artilerike dhe raketave.

Stërvitja, e kryer për të matur aftësinë e trupave ruse për të ruajtur sigurinë ushtarake në pjesën jugperëndimore të vendit, do të zgjasë deri më 26 shtator./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme