Të paktën 8.289 civilë janë vrarë gjatë bombardimeve të avionëve ushtarakë rusë që nga viti 2015, kur Moska nisi operacionet ushtarake në Siri, deklarohet nga një grup monitorimi në vend.
Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Britaninë e Madhe, deklaroi se ndër të vrarët, kryesisht nga avionët ushtarakë rusë, 1.997 janë fëmijë nën moshën 18 vjeç.
Rusia, aleat kryesor i presidentit sirian Bashar al-Asad, i nisi sulmet ndaj zonave rebele të opozitës dhe grupeve xhihadiste në fund të shtatorit të vitit 2015.
Monitoruesit deklarojnë se avionët ushtarakë rusë kanë vrarë gjithashtu rreth 5.485 rebelë dhe anëtarë të grupeve xhihadiste si, Hayat Tahrir al-Sham, grup ky i lidhur me Al-Kaedën.
Që nga prilli i vitit 2019, forcat e qeverisë ruse dhe asaj siriane janë angazhuar në një operacion të gjerë në veriperëndim të Sirisë, që ka shpërngulur nga vendi më shumë se 160.000 njerëz.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...