Mbi 750 mijë raste me koronavirus në Rusi

18:49 | 16 Korrik 2020
Arbresh.info

Shifra zyrtare e të infektuarve me koronavirus në Rusi ka kaluar 752,797 në enjten, e katërta më e larta në botë, pasi autoritetet raportuan 6,428 rate të reja në 24 orët e fundit.

Në raportimin e përditshëm, zyrtarët thonë se 167 persona vdiqën gjatë natës, duke e çuar totalin e të vdekurve në 11,937, transmeton portali arbresh.info.

Ndërkohë SHBA vazhdon të ketë numrin më të madh të të infektuarve me plot 3,644,564 raste, 140,478 të vdekur e 1,647,032 të shëruar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme