Mbi 75 mijë emigrantë tentojnë të futen në vendet e BE-së përmes Turqisë

14:07 | 2 Mars 2020
Arbresh.info

Vlerësohet se rreth 75 mijë emigrantë kanë kaluar nga Turqia për në vendet e BE-së, vetëm tre dita pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se kufijtë e tij janë “hapur”.

Në anën tjetër policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe tela gjembor duke tentuar që më këto mjete të ndal kaosin, që autoritetet e vendit po e cilësojnë si “hyrje ilegale në vendin e tyre”, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq Bullgaria ka stacionuar ushtrinë përgjatë vijës kufitare prej 118 miljeve me Turqinë, me qëllim që të parandalojë kalimin e emigrantëve.

Agjencia kufitare e BE-së, Frontex, është alarmuar duke stacionuar trupa në kufijtë e 27 vende për të bllokuar hyrjen e emigrantëve.

Por tentimet për të ndalur emigrantët nëpër lumin Maritsa në Greqi, ka bërë që shumë anije të ushtrisë dhe policisë të patrullojnë nëpër ishujt grekë Samos, Lesbos dhe Chios.

Turqia kishte strehuar 4 milionë refugjatë kryesisht nga Siria pas një marrëveshje që kishte arritur me BE-në, katër vite me parë që të ndihmohet me 2.3 miliardë funte, i ka hapur dyert për emigrantët gjatë të premtes – vetëm një ditë pasi 34 ushtarë turq u vranë nga regjimi sirian në Idlib.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme