Sulmet izraelite në Luginën Bekaa të Libanit gjatë natës lanë pas vetes më shumë se 60 të vrarë në një duzinë qytetesh, tha guvernatori i qarkut të martën, në atë që duket të jetë dita më vdekjeprurëse në zonë në më shumë se një vit armiqësish.
Punonjësit e shpëtimit po nxirrnin trupat nga rrënojat, mëngjesin e së martës.
Izraeli ka shtuar sulmet e tij ajrore në gjithë Libanin gjatë muajit të fundit, duke thënë se po vë në shënjestër grupin e armatosur libanez Hezbollah. Zyrtarët libanezë, grupet e të drejtave të njeriut dhe banorët e qyteteve të prekura thonë se sulmet po kryhen pa dallim.
Asnjë urdhër evakuimi nuk u dha për asnjë nga qytetet e goditura gjatë natës. Guvernatori i qarkut Bachir Khodor, tha se 67 njerëz u vranë dhe më shumë se 120 u plagosën, ndërsa numri i të vdekurve pritet të rritet.
“Këta janë vetëm njerëzit që u nxorën nga rrënojat dhe ne ende nuk e kemi numrin përfundimtar. Kjo është dita më e dhunshme për rajonin Baalbek në vitin e fundit”, i tha ai agjencisë së lajmeve Reuters.
Numri përfshin nëntë të vrarë në qytetin Ram, tha kryebashkiaku i tij Nazih Noun, duke theksuar se në mesin e tyre janë një grua dhe katër fëmijët e saj.
Zona të mëdha të Luginës Bekaa janë fortesa të Hezbollahut.
Nuk pati ndonjë koment të menjëhershëm nga Izraeli për sulmet.
Më shumë se 2700 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite në Liban që kur ushtria e Izraelit dhe Hezbollahu filluan shkëmbimin e zjarrit më shumë se një vit më parë, njëkohësisht me luftën në Gaza. Të paktën dy të tretat u vranë vetëm në pesë javët e fundit, kur Izraeli shtoi fushatën e bombardimeve.
Sulmet e zgjeruara kanë shënjestruar qytetin port të Tirit. Të hënën, Izraeli lëshoi një urdhër të ri evakuimi për pjesë të qytetit dhe kreu sulme që dëmtuan zyrat e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Mjekëve pa Kufij, të cilat ndodhen brenda zonës së evakuimit.
Sulmet dhe shpërthimet i kanë shndërruar qytetet përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin në gërmadha, sipas pamjeve satelitore./voa
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...