Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 60 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej 60.108.193 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 12.956.783 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India (9.222.216), Brazili (6.121.449), Franca (2.153.815), Rusia (2.138.828), Spanja (1.614.126), Britania (1.538.794), Italia (1.455.022), Argjentina (1.381.795), Kolumbia (1.262.494) dhe Meksika (1.060.152).
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,41 milionë njerëz, kurse mbi 41,5 milionë janë shëruar.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...