Mbi 60 mijë italianë kanë vdekur nga COVID-19

23:01 | 6 Dhjetor 2020
A Z

Italia ka kaluar mbi 60 mijë vdekje të regjistruara si pasojë e COVID-19.

Janë saktësisht 60 mijë e 78 italianë që kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi. Vlerën në kaq e kanë çuar të dhënat e fundit, ku vetëm gjatë së kësaj të diele janë shënuar 564 vdekje të reja, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Italia tash është vendi i gjashtë në botë me më së shumti vdekje nga ky virus.

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 18 mijë e 887 raste të reja, duke çuar në total numrin e të prekurve nga virusi në një milion e 728 mijë e 878.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme