Më shumë se 60 hebrenj radikalë në shoqërim të policisë kanë hyrë në oborrin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Drejtoria e Vakëfeve të Kudsit njoftuan se 69 hebrenj radikalë kanë hyrë përmes hyrjes El-Megarib, në jugperëndim të kompleksit.
Hebrenjtë radikalë në shoqërim të policisë kohë pas kohe në orët e mëngjesit dhe të pasdites hynë në oborrin e Al-Aksas, gjë që sjell deri te rritja e tensioneve mes palestinezëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Izraelit.
Kompleksi Al-Aksa shtrihet në 15 për qind të zonës së bërthamës së vjetër të Kudsit që është nën okupimin izraelit, ndërsa përfaqëson pikën e bashkimit të tri feve më të mëdha të botës.
Pas Mesxhid-i Haremit në Mekë dhe Xhamisë së Pejgamberit në Medinë, Al Aksa është vendi i tretë më i shenjtë për muslimanët.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje