Google ADS

Mbi 6.500 të vdekur nga COVID-19

23:02 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Bilanci i të vdekurve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 6.507, pasi 588 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa shifrës së përgjithshme i janë shtuar edhe 1.416 persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit për të moshuar nga 1 marsi, njoftoi ministri francez i Shëndetësisë, Jerome Salomon, raporton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e Fundit në Francë janë konfirmuar 5.233 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 64.622, tha Salomon në një konferencë për media.

Sipas tij, numri i pacientëve nën kujdes intensiv është rritur në 6.662, kurse i pacientëve të shëruar pas trajtimit në 14.008.

Salomon njoftoi se 1.416 persona kanë humbur jetën nga virusi në shtëpitë e kujdesit për pleq në mbarë vendin nga 1 marsi.

Pas shfaqjes në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është përhapur në gjithë botën dhe deri më tani ka shkaktuar mbi 55 mijë të vdekur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme