Google ADS

Mbi 6.5 milionë shtëpi në Florida pa energji elektrike

22:04 | 11 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Rreth 6.5 milionë shtëpi në Florida, që i bie dy të tretat e qytetit, kanë mbetur pa energji elektrike, pasi vendi u godit nga uragani Irma.

Operacionet e ndihmës janë në proces dhe inxhinierët po punojnë për të rikthyer energjinë elektrike, megjithatë shumë zona kanë mbetur të bllokuara, transmeton portali arbresh.info

Mediat amerikane kanë raportuar se katër persona kanë humbur jetën në Florida, ndërsa gjatë javës së kaluar u vranë të paktën 37 persona në ishujt e Karaibeve.

Rreth 6.3 milionë njerëz janë detyruar të evakuohen përpara se vendi të goditej nga uragani Irma. Aeroporti Ndërkombëtar i Fort-Lauderdale-Hollyëood dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Miami u mbyllën të hënën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme