Këshilltari kryesor i presidentit të SHBA-së për emigracionin, Amy Pope tha se më shumë se 57 milionë dollarë ndihmë humanitare janë dhënë për Meksikën dhe vendet e Amerikës Qendrore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pope njoftoi se më shumë se 57 milionë dollarë ndihmë humanitare u mblodhën në aktivitetin e solidaritetit të organizuar për personat e zhvendosur me forcë në vendet e Amerikës Qendrore, veçanërisht në Meksikë.
Pope tha se ndihma u organizua për të adresuar shkaqet kryesore të migrimit të parregullt dhe për të forcuar menaxhimin e migracionit bashkëpunues në të gjithë rajonin. Ai theksoi se partnerët ndërkombëtarë do të ndihmojnë në përmbushjen e nevojave urgjente për personat e zhvendosur me forcë.
Aktiviteti u organizua nga qeveritë e Spanjës, Guatemalës dhe Kosta Rikës me mbështetjen e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS).
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...