Kina ka numrin më të madh të personave të shëruar me 78.228
Sipas Universitetit “Johns Hopkins” me qendër në SHBA më shumë se 500 mijë persona janë shëruar nga koronavirusi në nivel global.
Kina ka numrin më të madh të personave të shëruar me 78.228.
Jashtë Kinës, numri i përgjithshëm i personave të shëruar është 72.600 në Gjermani, 70.853 në Spanjë, 49.966 në SHBA, 49.933 në Iran, 37.130 në Itali, 29.112 në Francë, 14.700 në Zvicër, 14.026 në Brazil, 8.235 në Kanada, 8.098 në Austri, 7.616 në Korenë e Jugut, 323 në Britani të Madhe dhe 4.799 në Turqi, tregojnë të dhënat e universitetit.
Që nga shfaqja në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri është përhapur në mbarë botën.
Të dhënat tregojnë se afër 2 milionë persona janë infektuar globalisht ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në gati 127.600./AA
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...