Gazetarët kanë konfirmuar vdekjen e më shumë se 49 mijë pjesëtarë të personelit ushtarak rus në luftën në Ukrainë.
Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, të paktën 49,281 personel ushtarak rus kanë vdekur në luftë.
Emrat e tyre u verifikuan nga burime të hapura nga gazetarë të Shërbimit Rus të BBC-së dhe Mediazona së bashku me vullnetarë.
Gazetarët konfirmuan vdekjen e më shumë se 3,300 oficerëve të ushtrisë ruse dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit.
Gjithashtu është bërë e ditur se 386 prej tyre ishin në gradën nënkoloneli dhe më lart.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar dëme të shumta materiale. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...