Është rritur ndjeshëm numri i viktimave të shkaktuara nga dy tërmetet e fuqishme që goditën më 6 shkurt Turqinë dhe Sirinë.
Sipas raportimeve, deri tani në të dy shtetet janë konfirmuar 45 mijë të vdekur, nga të cilët 5800 në Siri dhe gati 40 mijë vetëm në Turqi.
Ndërkohë, situata vijon të jetë e rëndë, edhe pse kanë kaluar tashmë 13 ditë nga tërmetet e tmerrshme, sërish ka ende shpresë dhe punohet për të nxjerrë të tjerë persona nga rrënojat.
Në anën tjetër, autoritet turke kanë nisur menjëherë nga puna për rindërtimin. Mediat në Turqi raportojnë se të paktën 70 mijë ndërtesa, të cilat janë ende në këmbë, do të prishen gjatë ditëve në vijim pasi janë vlerësuar si të pabanueshme. Nga zonat e goditura nga tërmeti, deri tani janë evakuuar më shumë se 370 mijë persona.
Ndërkohë, vazhdojnë ndihmat nga OKB dhe organizata të tjera për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti, paçka se situata në Siri është më problematikja. Gjithsej 178 kamionë që transportonin ndihma nga Turqia në veriperëndim të Sirisë kanë kaluar kufirin që nga 9 shkurti, tha OKB.
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit