Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka thënë se numri i të vdekurve pas tërmeteve shkatërruese të këtij muaji ka arritur në 43.556.
Sipas Soylu, që nga tërmeti i parë i 6 shkurtit ka pasur edhe 7.930 pasgoditje, ku më shumë se 600 mijë apartamente dhe 150 mijë ndërtesa tregtare kanë pësuar dëme.
Teksa vendi po përshpejton përgatitjet për strehimin e të prekurve nga tërmeti, ministri i Brendshëm ka njoftuar gjithashtu se pas tërmetit tragjik, Turqia do ta zgjerojë hetimin e saj ndaj kontraktuesve të ndërtimit që dyshohet se kanë shkelur rregullat e sigurisë.
Suleyman Soylu konstatoi se deri më tani janë identifikuar 564 të dyshuar, 160 persona janë arrestuar, dhe shumë të tjerë janë ende duke u hetuar.
“Qytetet tona do të ndërtohen në vendet e duhura, fëmijët tanë do të jetojnë në qytete më të forta. Ne e dimë se me çfarë lloj prove po përballemi dhe do të dalim më të fortë nga kjo”, tha ai për transmetuesin shtetëror TRT Haber.
Në më pak se një vit, presidenti Recep Tayyip Erdogan është zotuar se të ndërtojë shtëpi për të prekurit nga tërmetet.Erdogan ka 20 vjet që është në pushtet, dhe në plan është që pas katër muajsh të mbahen zgjedhjet.
Sondazhet e kryera përpara tërmetit zbuluan se ai ishte veçse ishte nën presion nga rritja e kostos së jetesës, e cila mund të përkeqësohet tani që prodhimi bujqësor është penguar nga katastrofa.
Soylu tha se rreth 313 mijë tenda janë ngritur deri më tani, ndërsa është paraparë që 100 mijë shtëpi kontejneri do të vendosen në zonën e tërmetit.
Për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset nga pasojat financiare të tërmetit që goditi jugun e vendit, Turqia prezantoi një sistem të përkohshëm të mbështetjes së pagave të mërkurën dhe ndaloi pezullimet nga puna në dhjetë qytete.
Tërmeti me magnitudë 7.8 ballësh i 6 shkurtit shkaktoi dëme të mëdha në qindra mijëra ndërtesa dhe la miliona të pastrehë.
Sipas deklaratës së Erdogan të martën, rreth 865 mijë njerëz janë duke jetuar në tenda, 23.500 në shtëpi kontejnerë dhe 376 mijë janë duke qëndruar në bujtina publike dhe konvikte për studentët jashtë zonës së tërmetit.
Ministri i Urbanizmit i Turqisë, Murat Kurum, ka bërë të ditur se 164.000 ndërtesa, me më shumë se 530.000 banesa, janë shkatërruar apo janë dëmtuar rëndë nga tërmeti. Qeveria turke tashmë ka nisur proceset e kontraktimit për ndërtimin e banesave të reja në zonën e goditur, ka shtuar Kurum./REL
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...