Google ADS

Mbi 4,000 rusë janë duke luftuar në krah të terroristëve

13:32 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Mbi 4,000 rusë janë duke luftuar në krah të terroristëve

Ministri i jashtëm rus ka bërë të ditur se mbi 4,000 qytetarë rusë janë duke luftuar në krah të terroristëve në Siri, transmeton arbresh.info.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Organizata ndërkombëtare anti-terroriste në Evropë.

“Autoritetet e zbatimit të ligjit të Rusisë aktualisht po monitorojnë më shumë se 4,000 qytetarë rusë të cilët u larguan nga vendi për të marrë pjesë në bandat e armatosura” ka thënë zëvendës ministri i jashtme Oleg Syromolotov.

Sipas OSCE 3,700 janë në listën e më të kërkuarve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme