Mbi 400 zyrtarë të SHBA-së nga 40 agjenci qeveritare amerikane i dërguan një letër presidentit Joe Biden, duke kundërshtuar mbështetjen e administratës së tij për Izraelin në luftën izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Letra, e raportuar fillimisht nga ‘New York Times’, është nënshkruar nga të emëruar politik dhe anëtarë të stafit nga Departamenti i Shtetit, Shtëpia e Bardhë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Drejtësisë
Letra është pjesë e një serie kanalesh të brendshme të mos pajtimit brenda agjencive qeveritare në lidhje me qasjen e administratës së presidentit Biden ndaj Izraelit mes viktimave civile në rritje si rezultat i fushatës së vazhdueshme të bombardimeve të Izraelit në Gaza pas një ofensive ndërkufitare më 7 tetor nga grupi i rezistencës palestineze Hamas.
Sipas raportit, letra kërkon një armëpushim të menjëhershëm, ndërsa nga presidenti Biden kërkon të “ndalojë gjakderdhjen e shkaktuar nga fushata ushtarake hakmarrëse e Izraelit në Gaza”.
“I bëjmë thirrje presidentit Biden që të kërkojë urgjentisht një armëpushim dhe të bëjë thirrje për de-përshkallëzimin e konfliktit aktual, duke siguruar lirimin e menjëhershëm të pengjeve izraelite dhe të palestinezëve të arrestuar në mënyrë arbitrare, restaurimin e ujit, karburantit, energjisë elektrike dhe shërbimeve të tjera bazë, si dhe kalimin e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës”, theksohet në letër.
Në letër thuhet se “shumica dërrmuese e amerikanëve mbështesin një armëpushim”, duke u theksuar më tej një sondazh nga ‘Date for Progress’ të publikuar më 18 tetor, që tregon se 66 për qind e amerikanëve, përfshirë 80 për qind e demokratëve, thonë se SHBA-ja duhet të bëjë presion mbi Izraelin për të vendosur një armëpushim.
“Veç kësaj, amerikanët nuk duan që ushtria amerikane të tërhiqet në një luftë tjetër të kushtueshme dhe të pakuptimtë në Lindjen e Mesme”, theksoi letra.
Letra vjen pasi të paktën tre kanale të brendshme të mos pajtimit janë paraqitur nga dhjetëra punonjës të Departamentit të Shtetit, si shtesë e një letra të hapur nga disa punonjës të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) që kritikonte politikën e administratës amerikane ndaj Izraelit.
I pyetur në lidhje me një memorandum të fundit të nënshkruar nga 100 punonjës të Departamentit të Shtetit dhe USAID, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, dje tha se një nga pikat e forta të agjencisë është “diversiteti i pikëpamjeve”.
Ai shtoi se departamenti i “mirëpret njerëzit që t’i bëjnë të njohura ato pikëpamje”.
Miller tha se sekretari i shtetit, Antony Blinken, është takuar me disa njerëz nga zyra të ndryshme brenda Departamentit të Shtetit për të dëgjuar se çfarë mendojnë ata rreth politikës së SHBA-së për konfliktin.
“Ai inkurajon njerëzit të japin komente. Ai inkurajon njerëzit të flasin nëse nuk pajtohen. Kjo nuk do të thotë se ne do të ndryshojmë politikën tonë bazuar në mosmarrëveshjet e tyre”, tha Miller./abcnews.al
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...