Mbi 400 vatra zjarri vazhdojnë të digjen në lindje të Kanadasë.
Që nga fillimi i vitit, në shtetin në fjalë janë djegur 3.8 milionë hektarë pyje dhe vegjetacion, thuajse 15 herë më shumë se mesatarja e dekadave të fundit.
Ekspertët deklarojnë se shkak për këto zjarre të përmasave të mëdha janë bërë ndryshimet e klimës.
Flakët kanë shkaktuar gjithashtu volume masive tymi që janë përhapur edhe në veri-lindje të Shteteve të Bashkuara dhe që kanë kaluar Atlantikun duke arritur në Norvegji, ndonëse në përmasa më të vogla.
– Advertisement –
Prania e theksuar e tymit ka bërë gjithashtu që shumë shtete amerikane dhe jo vetëm të anulojnë fluturimet e avionëve.
Në tërësi, mbi 100 milionë amerikanë janë paralajmëruar për rrezikun që u kanoset nga ndotja e ajrit, edhe pse të premten, cilësia e tij u përmirësua në qytete si Nju Jorku dhe Uashingtoni./euronews
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj