Kryeministri i Algjerisë, Ayman Banabderrahmane, tha se mbi 40 persona, përfshirë 25 ushtarë, kanë vdekur nga zjarret në natyrë, që shpërthyen në lindje të kryeqytetit algjerian.
Shefi i qeverisë së shtetit verior afrikan gjithashtu i tha televizionit shtetëror se kabineti i tij ka kërkuar ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar dhe është në bisedime me partnerët për të përdorur aeroplanë kundër zjarreve. Deri më tani janë raportuar 42 vdekje.
Dhjetëra zjarre shpërthyen të hënën në rajonin Kabyle dhe në pjesë të tjera të vendit. Autoritetet algjeriane e angazhuan ushtrinë për t’i ndihmuar qytetarët rreth evakuimit dhe luftës me flakët, shkruan The Guardian.
Shumë zjarre janë aktive në pyje, duke i shkatërruar trupat e ullinjve dhe duke mbytur gjedhe e pula.
Rajoni Kabyle, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Algjer, ka shumë fshatra ku qasja është e vështirë dhe burime të kufizuara të ujit.
Disa fshatarë po evakuohen, ndërsa të tjerët po mundohen të luftojnë kundër zjarreve vetë, duke përdorur kova, degë të drunjve dhe mjete të tjera të kufizuara. Rajoni nuk ka aeroplanë për hedhjen e ujit./express/
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot