Njoftohet se 357 persona përfshirë 16 foshnja janë evakuuar nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul dhe mbërritën në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pasi talebanët vendosën kontrollin mbi Kabulin, 357 persona aplikuan për t’u kthyer në Turqi të cilët fillimisht u transportuan me një avion të Forcave Ajrore të Turqisë nga Kabuli drejt Pakistanit dhe më pas u evakuuan në Stamboll me një avion të Turkish Airlines (THY).
Ersin Karaduman, një nga udhëtarët e mbërritur në Stamboll dhe pronari i një kompanie ndërtimi në Afganistan tha për gazetarët në aeroport se kanë pasur vështirësi në daljen nga aeroporti “Hamid Karzai” dhe se atje ishte një kaos i plotë. “Jemi shumë të lumtur që kemi mbërritur në vendin tonë. Shpreh falënderime për të gjithë ata që kanë kontribuar. Aeroporti i Kabulit ishte një kaos i plotë. Njerëzit përpiqeshin të shpëtonin jetët e tyre nga talebanët”, tha ai.
Humayun Hayri një nga afganët udhëtar bëri të ditur se është shtetas turk dhe pas zhvillimeve në Kabul dëshironte të largohej nga Afganistani. “Mijëra persona u mblodhën tek dyert pas kaosit dhe vrapuan për në aeroport nga frika e talebanëve. Askush nuk lejonte kalimin e popullatës. Të gjithë kërkonin të ikin në SHBA. Koordinatorët e ambasadës turke na larguan prej aty duke na organizuar në drejtime të ndryshme. Të gjithë janë në panik dhe frikë. Ndoshta situata në Afganistan mund të ndryshojë nëse vjen një qeveri e rregullt në të ardhmen. Nëse vazhdon kështu situata është shumë e rëndë”, tha Hayri.
Cemil Beyoğlu tha se është shumë i lumtur që ka mbërritur në Turqi. Ai tha se i janë mirënjohës presidentit Recep Tayyip Erdoğan. “Ishte një udhëtim shumë i vështirë. Në fillim në Islamabad dhe më pas fatmirësisht mbërritëm shëndoshë e mirë në Stamboll. I falënderoj të gjithë ata që na shpëtuan nga ky kaos. Allahu i ndihmoftë edhe ata që ndodhen atje”, deklaroi Beyoğlu.
Udhëtarët që përfunduan procedurat e tyre të pasaportës nën shoqërimin e punonjësve të sigurisë, mësohet se do të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë në adresat e tyre të vendbanimit që kanë njoftuar dhe disa prej tyre në hotelet ku do të vendosen.
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...