Mbi 340 mijë njerëz janë vrarë në Siri që nga fillimi i luftës

01:33 | 25 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Lufta e ashpër e Sirisë ka lënë të vdekur mbi 340 mijë njerëz, duke përfshirë më shumë se 100 mijë civilë.

Numri i të vdekurve u rrit pasi fuqitë ndërkombëtare nxitën përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit brutal, transmeton portali arbresh.info

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani tha për AFP se ka dokumentuar 343,511 vdekje në Siri që nga fillimi i luftës në vitin 2011.

Organizata është bazuar në burimet e saj në të gjithë Sirinë, përfshirë grupet e armatosura, burime qeveritare, mjekë dhe aktivistë. /arbresh.info/

Të ngjashme