Më shumë se 34 milionë njerëz në botë janë të infektuar me coronavirus, sipas të dhënave të ueb-faqes Worldometers.
Sipas faqes së internetit, 34,020,311 njerëz janë infektuar me virus që nga fillimi i pandemisë.
Më shumë se një milion njerëz kanë vdekur në të gjithë botën dhe më shumë se 25 milionë janë shëruar, transmeton Telegrafi.
Aktualisht, më shumë se 7.7 milionë raste aktive janë në botë, nga të cilat 65,989 persona janë në gjendje të rëndë ose kritike.
Shtetet e Bashkuara ende kanë numrin më të lartë të njerëzve të infektuar, ku më shumë se 7.4 milionë njerëz janë prekur nga COVID-19, ndërsa 211,188 kanë ndërruar jetë.
SHBA-ja pasohet nga India me më shumë se 6.2 milionë të infektuar, Brazili me më shumë se 4.7 milionë dhe Rusia me më shumë se 1.1 milionë.
Ndryshe, Kosova deri më tani ka regjistruar 15620 të infektuar gjersa kanë vdekur 625 persona.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...