Mbi tremijë fluturime janë anuluar sot në mbarë botën, ku më shumë se gjysma e të cilave janë amerikane, duke përkeqësuar më tej ndërprerjet e trafikut ajror të festave të shkaktuara nga përhapja e coronavirusit të variantit Omicron dhe moti i keq.
Deri më tani, më shumë se 3,300 fluturime janë anuluar, duke përfshirë 1,900 për dhe nga Shtetet e Bashkuara, sipas faqes së internetit FlightAware.com, dhe një numër i madh fluturimesh janë vonuar.
Duke përfshirë ato të vonuara, por jo të anuluara, më shumë se 4,800 fluturime u vonuan në total, sipas një raporti në ueb-faqes së lartcekur.
Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë festat që më së shumti ka fluturime, por përhapja e shpejtë e Omicron shumë ngjitëse ka çuar në një rritje të infeksioneve me virus dhe një numër të madh anëtarësh të ekuipazhit të aeroplanëve të karantinuar, duke detyruar linjat ajrore të anulojnë fluturimet, raporton aljazeera.
Shërbimet e transportit në mbarë SHBA-në gjithashtu po pezullojnë ose reduktojnë përkohësisht shërbimet për shkak të mungesës së stafit.
Omicron ka çuar në një rritje rekord të të infektuarve në botë dhe ka kufizuar festimet e Vitit të Ri në një numër të madh vendesh.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...