Google ADS

Mbi 33 milionë amerikanë e kanë humbur punën

09:20 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

Koronavirusi vijon të përhapet me ritme të shpejta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha në ekonomi.

Për shkak të pandemisë COVID-19 shumë persona kanë humbur edhe punën. Javën e kaluar 3.2 milionë amerikanë u regjistruan si të papunë duke kërkuar ndihmën e autoriteteve.

Që nga mesi i muajit mars, numri i përgjithshëm i personave që janë regjistruar si të papunë ka arritur në 33.3 milionë. Kjo shifër arrin në më shumë se 15% të fuqisë punëtore në SHBA.

Ekonomia amerikane u tkurr për 4,8 përqind në tremujorin e parë, dhe vlerësohet se mund të bjerë me një rekord prej 40 për qind në tremujorin e dytë (prill-qershor). Ky nivel i rënies nuk ka ndodhur gjatë asnjë tremujori, që nga koha e pas Luftës së Dytë Botërore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme