Spanja po përballet me temperatura të larta ende pa nisur stina e verës.
Në disa qytete, termometri ka shënuar mbi 31 gradë.
Në zonat veriore të vendit, që kanë një klimë me të ftohtë, gjatë nisjes së kësaj jave temperatura ka qenë 28 deri në 30 gradë.
Kurse në zonën e Mesdheut, termometri shënuar më tepër se 31 gradë.
Kjo ka bërë që për shkak të klimës së ngrohtë turistet t’u drejtohen plazheve.
Por rritja e temperaturave në këtë periudhë të vitit është e pazakontë. Ekspertët paralajmërojnë se Mesdheun këtë vite e pret një verë me temperatura ekstreme. Spanja, Italia dhe Greqia, gjatë vitit që lamë pas patën probleme serioze në bujqësi për shkak të thatësirës, si dhe dëme të konsiderueshme nga zjarret./Arbresh.info/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...