Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi, tha se sulmet me artileri të Izraelit goditën një turmë njerëzish që ishin në pritje të ndihmave humanitare, në qytetin e Gazës, këtë të enjte, duke vrarë 20 persona dhe plagosur 150 të tjerë. Ushtria izraelite tha po shqyrton këto njoftime.
Ndërkohë, një zyrtar i Kombeve të Bashkuara tha se numri i të vdekurve si pasojë e sulmeve ndaj një vendstrehimi në Gazë ka shkuar në 12, ndërsa mbi 75 persona janë plagosur.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë, e njohur si UNRWA, tha se të mërkurën, dy predha tankesh qëlluan një ndërtesë që strehonte mijëra të zhvendosur palestinezë në qytetin jugor të Khan Younis, në të cilin, gjatë ditëve të fundit, po zhvillohen luftime të ashpra. Zyrtari i OKB-së, Thomas White tha se ndërtesa u përfshi nga flakët. Ai nuk fajësoi në mënyrë direkte Izraelin, por mes palëve në konflikt, Izraeli është i vetmi që ka tanke.
Ushtria izraelite tha se” aktualisht ka përjashtuar” mundësinë që sulmi të jetë kryer nga forcat e saj, por se hetimet po vazhdojnë. Sipas ushtrisë,ndërtesa mund të jetë goditur nga një raketë e Hamasit.
Luftimet në Khan Younis kanë izoluar dy spitalet kryesore, duke bllokuar brenda, qindra pacientë dhe mijëra të zhvendosur . Një spital i tretë u evakuua gjatë natës, tha zyrtari i OKB-së.
Ditët e fundit, mijëra njerëz janë përpjekur të largohen me shpëjtësi dhe t’i shpëtojnë luftimeve, duke u drejtuar në jug të vendit, në vendstrehimet e mbipopullura pranë kufirit me Egjipit.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se më shumë se 25,700 njerëz janë vrarë dhe 63,000 të tjerë janë plagosur në rajon që nga sulmi i 7 tetorit në jug të Izraelit, kur militantët e Hamasit vranë rreth 1,200 persona dhe morën peng rreth 250 persona./voa
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...