Një shi i rrëmbyeshëm goditi pjesët e Kinës qendrore dhe jugore të hënën.
Përmbytje dëmtuan të korrat, detyruan qindra mijëra banorë të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre dhe duke lënë të vdekur të paktën 33 persona, derisa veriu i vendit është përshkruar nga një valë e të nxehtit dhe thatësirës.
Nivelet e ujit në më shumë se 60 lumenj në Kinën jugore janë rritur mbi nivelin e paralajmërimit, ka bërë të ditur autoriteti i kontrollit të përmbytjeve, transmeton arbresh.info.
Tridhjetë e tre persona konfirmohen të vdekur dhe 15 të zhdukur që nga e hëna në mëngjes pas shiut të madh dhe përmbytjeve që përfshinë provincat qendrore dhe jugore si: Hunan, Hubei, Anhui, Sichuan dhe Guizhou, tha ministria e çështjeve civile e Kinës./Arbresh.info.
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...