Mbi 30 mijë palestinezë të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

12:42 | 2 Mars 2024
K.B

Të paktën 30,320 palestinezë janë vrarë dhe 71,533 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Ndërkohë, 92 palestinezë janë vrarë dhe 156 janë plagosur në sulmet izraelite.

Times of Israel thekson se të dhënat e Autoritetit Palestinez në Gaza nuk bëjnë dallime mes civilëve të vdekur dhe luftëtarëve dhe shton se Izraeli njoftoi se rreth 13,000 anëtarë të Hamasit u vranë në luftimet në Gaza, pas sulmit nga militantët palestinezë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme