Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, James Mattis, ka konfirmuar se më shumë 3 mijë trupa ushtarake amerikane do të shkojnë në Afganistan, si pjesë e strategjisë së re te Presidentit Trump për të fituar luftën gati 16 vjeçare.
“Pikërisht, mbi 3 mijë trupa do të shkojnë drejt Afganistanit. Por t’ju them sinqerisht tani për tani nuk kam nënshkruar ndonjë urdhër, sepse jemi duke shqyrtuar elemente të vogla”, tha ai para gazetarëve, transmeton portali arbresh.info
Më parë gjatë ditës, senatori David Perdue, në një artikull të botuar nga Defense One, ka theksuar se në Afganistan do të shkojnë 3,500 trupa ushtarake.
Në fund të muajit gusht, Trump ka njoftuar për strategjinë e re, duke premtuar ‘ndëshkim të shpejtë dhe të fuqishëm’ kundër organizatave terroriste që kërkojnë strehim në Afganistan./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...