Arabia Saudite është përgatitur për organizimin e pelegrinazhit të Haxhit, i cili filloi në 25 qershor, me sipas të dhënave nga organizatorët e atjeshëm ka rreth 3.2 milionë besimtarë myslimanë që tashmë kanë arritur në Meke.
Mes tyre ka edhe klandestinë që kanë gjetur mënyra të ndryshme për të qënë në këto ditë të rëndësishme fetare.
Peligrinazhi prezanton një nga pesë shtyllat e islamit dhe kërkohet që të paktën një herë gjatë jetës të vizitohet nga myslimanët. Ditët e fundit, besimtarët kanë arritur në Mekë nga e gjithë bota, duke thirrur “Këtu jam Zot, i përgjigjem thirrjes tënde, këtu jam”.Haxhi i mundëson besimtarëve të jenë më afër Zotit.
Burrat që vizitojnë Haxhin vishen vetëm me një pelerinë të bardhë, që simbolizon bashkimin mes myslimanëve dhe barazinë para Zotit. Ndërkohë, gratë veshin fustane të gjatë, mbulojnë flokët dhe nuk mbajnë grim për të shfaqur pastërtinë shpirtërore para Zotit.
Haxhi realizohet çdo vit nga dita e 8-të deri në ditën e 12-të të Dhu al-Hijjah, muaji i 12-të dhe i fundit i kalendarit Islam.
Në këto pesë ditë, haxhinjtë muslimanë mblidhen në Mekë, ku ata rrotullohen rreth Qabes shtatë herë, vrapojnë midis kodrave Al-Safa dhe Al-Marëah, pijnë ujë nga pusi i shenjtë i Zemzemit, qëndrojnë vigjilje në rafshinat e malit të Arafatit dhe më në fund hedhin gurë ndaj shejtanit.
Haxhinjtë më pas shkurtojnë flokët e tyre dhe presin një kurban, mishi i të cilit u shpërndahet tradicionalisht të varfërve, para se të festojnë Kurban Bajramin, që është të Mërkurën.
Për shkak se kalendari Islam bazohet në ciklin hënor, data e Haxhit ndryshon çdo vit në kalendarin perëndimor./euronews.al
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...