Google ADS

Mbi 3.000 njerëz humbën jetën në rrugët e migrantëve në vitin 2021

17:49 | 29 Prill 2022
S D

Më shumë se 3.000 refugjatë dhe migrantë vdiqën vitin e kaluar në rrugët detare për në Evropë.

Gjithsej 1.924 të vdekur ose të zhdukur janë raportuar në rrugët nga Afrika e Veriut përgjatë Mesdheut, si dhe 1.153 midis brigjeve të Afrikës Perëndimore dhe Ishujve Kanarie, që i përkasin Spanjës, tha Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Numri i të vdekurve dhe të zhdukurve është dyfish më shumë se vitin e kaluar, tha të premten një zëdhënëse e UNHCR-së në Gjenevë.

“Deri më tani, këtë vit, 478 persona kanë vdekur në rrugët e migrantëve. Një numër i madh njerëzish tashmë ndoshta kanë vdekur duke ikur nga vendet e tyre në brigjet e Mesdheut dhe Atlantikut”, tha zëdhënësja.

Atje, shtoi ajo, ata janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të shfrytëzimit, abuzimit, skllavërimit dhe shkeljeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut.

“UNHCR paralajmëron se paqëndrueshmëria e vazhdueshme politike dhe konfliktet, përkeqësimi i kushteve socio-ekonomike dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike, mund të rrisin zhvendosjen dhe lëvizjet e rrezikshme”, thuhet në deklaratë.

Organizata dëshiron të mbrojë refugjatët dhe migrantët e tjerë përgjatë rrugëve të refugjatëve nga shfrytëzimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Ajo po kërkon 163.5 milionë dollarë donacione nga qeveritë për programe në 25 vende./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme