Google ADS

Mbi 2,400 raste me koronavirus në Turqi

20:34 | 6 Nëntor 2020
Arbresh.info

Turqia raportoi 2.436 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.914 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 389.256, ndërsa numri i të shëruarve në 334.293, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, 145.241 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 14,8 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 10.722, me 83 viktima të reja.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 2.654, ndërsa 4,7 për qind vuajnë nga pneumonia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme