Më shumë se 240 mijë njerëz kanë vdekur në gjithë botën nga infeksioni i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat nga faqja e internetit Worldometer, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, tregojnë se 240.222 njerëz kanë vdekur në mbarë botën si rezultat i pandemisë, kurse 3.421.226 janë infektuar.
Me 62.782 vdekje, Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të madhë të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19.
Vendi pasohet nga Italia (28.236), Britania (27.510), Spanja (25.100), Franca (24.594), Belgjika (7.765), Gjermania (6.736), Brazili (6.434), Irani (6.156), Holanda (4,893) dhe Kina (4.633).
Vende e tjera me më shumë se 1.000 vdekje janë Kanadaja (3.391), Turqia (3.258), Suedia (2.653), Meksika (1.972), Zvicra (1.754), Irlanda (1.265), India (1.223), Rusia (1.222), Peruja (1.124), Ekuadori (1.063), dhe Portugalia (1.007).
Koronavirusi u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe më pas u përhap në të gjithë botën. Deri më tani 1.093.91 njerëz janë shëruar nga virusi.
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...