Zyrtarët në Somali theksojnë se bilanci i të vdekurve nga sulmi i djeshëm terrorist në Mogadishu është rritur në 231.
Senatori Abshir Abdi Ahmed pas vizitës në spitale deklaroi se mbi 275 persona janë lënduar, ndërsa shumë viktima ende nuk janë identifikuar.
Shpërthimi i djeshëm i kamionit të mbushur me bomba në qendër të Mogadishut, konsiderohet si një nga sulmet më të përgjakshme terroriste në historinë e Somalisë.
Pas sulmit terrorist shpallet tre ditë zie, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet lokale lajmërojnë se në mesin e të vdekurve është së paku një gazetar, ndërsa disa të tjerë janë të lënduar. Rrjeti medial Zëri i Amerikës lajmëron se reporter i tyre Abdulkaidr Mohamed Abdulle është në mesin e të lënduarve.
Përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Mogadishu deri tani ende askush nuk e ka marrë, por sulme të ngjashme në vendin e Bririt të Afrikës më herët i ka kryer grupi terrorist Al Shabaab.
Rrahmani ministër i mbrojtjes në skuadrën e Napolit, shkruaj...
Barduani e Scotti vizitojnë urën e Ibrit dhe Manastirin e De...
Hamza premton grante investive deri në 30 për qind për bizne...
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
OKB ngre alarmin/ Nevojiten 910 milionë dollarë për zgjidhje...
Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetares ...