Mbi 200 fëmijë janë vrarë gjatë këtij viti në Jemenin e përfshirë nga lufta, njoftoi Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) të hënën, transmeton AA, përcjellë Klan Kosova.
“Në vitin 2017, 201 fëmijë u vranë në Jemen, prej të cilëve 152 djem dhe 49 vajza”, ka njoftuar në rrjetin social Twitter Meritxell Relano, Përfaqësuese e Përhershme e UNICEF-it në Jemen.
Ajo tha se 347 fëmijë të Jemenit janë gjymtuar, duke përfshirë 113 vajza, ndërsa 377 djem janë rekrutuar në luftimet e vazhdueshme në Jemen këtë vit.
Deklaratat e zyrtares së OKB-së vijnë disa ditë pasi grupi rebel Husi akuzoi koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite për vrasjen e 12 civilëve, përfshirë fëmijë, në një sulm në provincën veriore Sada.
Relano tha se katër vajza dhe dy djem të moshës ndërmjet dy dhe 14 vjeç ishin vrarë në sulm, por pa mbajtur ndonjë palë përgjegjëse për sulmin.
Të paktën 1.546 fëmijë janë vrarë dhe 2.450 të tjerë janë plagosur gjatë konfliktit i cili vazhdon prej tre vitesh në Jemen, sipas shifrave të UNICEF-it të publikuara në muajin mars.
Jemeni është përfshirë nga lufta civile që nga viti 2014, kur rebelët e Lëvizjes Husi morën kontrollin e pjesës më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Konflikti u përshkallëzua kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë filluan një fushatë masive ajrore në vitin 2015, që kishte për qëllim përmbysjen e pozicioneve ushtarake të rebelëve Husi dhe mbështetjen e qeverisë së Jemenit.
Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, mbi tre milion njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i konfliktit dhe më shumë se 20 milionë në të gjithë vendin kanë nevojë për ndihmë humanitare.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...