Forcat somaleze i dhanë fund një rrethimi vdekjeprurës ku gjetën vdekjen mbi 20 persona dhe liruan dhjetra pengje në një hotel në kryeqytetin Mogadishu, , thanë autoritetet të dielën.
Forcat e armatosura luftuan me militantët e lidhur me Al Kaedën për 30 orë, pasi xhihadistët hynë me force dhe hapën zjarr në hotelin Hayat të premten në mbrëmje.
“Kemi konfirmuar deri tani 21 persona të vdekur dhe 117 të tjerë të plagosur,” tha ministri i shëndetësisë Ali Haji.
Rreth 106 persona u liruan, përfshirë gra dhe fëmijë, tha një komandant i lartë i policisë.
Nuk ka ende informacion për numrin e autorëve të sulmuit të përfshirë në sulm.
Grupi al Shabaab i lidhur me Al Kaedën mori përgjegjësinë për sulmin.
Sulmi i së premtes ishte incidenti i parë i këtyre përmasave që kur presidenti Hassan Sheikh Mohamud mori detyrën në maj./voa/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...