Autoritetet greke po vazhdojnë përballjen me zjarre në ishullin Evia. Më shumë se 2,000 njerëz tashmë janë evakuuar.
Zyrtarët lokalë thanë se disa pjesë të ishullit tashmë janë shkatërruar derisa u ankuan se nuk ishte dërguar ndihmë e mjaftueshme për të shuar zjarret.
Kryetari i qytetit Istiaia në ishullin Evia, Giannis Kontzias, tha për mediat lokale se, “tashmë është shumë vonë, zona është shkatërruar”.
Greqia po përballet me valën e saj më të rëndë të të nxehtit në 30 vitet e fundit. Temperaturat kanë shkuar deri në 45 gradë Celsius (113F).Gjatë ditëve të fundit zjarre ka pasur edhe në rajone tjera të Greqisë. Një zjarr në periferinë veriore të Athinës thuhet se është shuar, raporton REL.
Ekspertët thonë se vala e nxehtësisë po bëhet më e mundshme dhe më ekstreme për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
Me një situatë të tillë gjatë kësaj periudhe janë përballur edhe vende tjera, përfshirë Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...