Mbi 2 mijë emigrantë kanë humbur jetën në Mesdhe

07:30 | 7 Nëntor 2018
Arbresh.info

Komisariati i Lartë për Refugjatët në OKB (UNHCR) tha se këtë vit, numri i emigrantëve dhe refugjatëve që kanë vdekur gjatë kalimit në Mesdhe është mbi 2,000.

Sipas UNHCR-së, mbi 100 mijë azilkërkues dhe emigrantë kanë mbërritur në Europë, nivel i ngjashëm ky me atë të para vitit 2014.

Një zëdhënës i UNHCR-së bëri të ditur se 2,000 të mbytur nënkupton që niveli i vdekjeve në Mesdheun Qendror është rritur në mënyrë të vrullshme.

Në muajin shtator, një në tetë emigrantë që kaluan Mesdheun humbi jetën.

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit deklaroi se numri i emigrantëve dhe refugjatëve që hynë në Europë nëpërmjet rrugëve detare në vitin 2018 arriti në mbi 100 mijë për të 5-in vit radhazi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme