Shtetet e Bashkuara regjistruan numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi brenda një dite.
Saktësisht 1,734 vetë humbën jetën të martën.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, shifra e çon në 12,722 numrin e përgjithshëm të viktimave në SHBA.
SHBA-ja ka mbi 398,000 të infektuar me koronavirus, që është numri më i lartë në botë.
Rastet globale, ndërkaq, e kanë kaluar shifrën 1.4 milion.
Në një konferencë për media, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja mund të jetë duke arritur “majën e kurbës”.
Ai po ashtu tha se SHBA-ja mund të jetë në rrugë të duhur për më pak viktima sesa parashikohej.
Fillimisht, grupi punues i Trumpit ka thënë se rreth 240,000 njerëz mund të vdesin nga koronavirusi në SHBA./REL/
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...