“Epidemia” e krimit me thika, e cila është përhapur shumë në Angli dhe Uells, si duket ka depërtuar edhe në shkollat e këtyre vendeve. Më shumë se 1300 nxënësve, përfshirë një fëmijë 4 vjeç, u janë gjetur armë të ndryshme nëpër shkolla.
Sipas të dhënave të siguruara nga Shoqata e Gazetarëve, e cila bëri kërkesë për qasje në këto statistika përmes organizatës “Liria e Shprehjes”, 1380 nxënësve në pjesë të ndryshme të Anglisë dhe Uellsit u janë gjetur armë të ndryshme nga prilli i vitit 2018 deri në gushtin e vitit 2019.
Në mesin e armëve të gjetura kishte boksa të metaltë, një çekan, një maketë (thikë e gjatë), një bajonetë, një elektroshok, një pushkë dhe një shpatë.
Drejtorët e shkollave thanë se kjo shifër është shqetësuese, por nuk paraqet befasi për ta. “Ky numër e pasqyron një problem në rritje për dukurinë e pranisë së armëve në një rreth të gjerë shoqëror”, tha Geoff Barton, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Drejtorëve të Shkollave dhe Kolegjeve.
“Shkollat po e japin maksimumin për t’i luftuar këto probleme, por ato nuk mund ta zgjidhin këtë problem vetë. Ato kanë nevojë për më shumë përkrahje në trajtën e shërbimeve përkrahëse nga komuniteti dhe për më shumë kontrolle nga policia”, shtoi ai.
Bazuar në këto të dhëna, rreth pesë armë janë konfiskuar nga nxënësit anglezë për çdo ditë të vitit shkollor, shkruan “Fox News”, /Express.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...